Kosova U15 e shpartalloi Taxhikistanin

19 shtator 2019 | 16:43

Përfaqësuesja U15 e Kosovës në futboll, e cila drejtohet nga Gazmend Haliti dhe Isa Sadriu, ka shënuar fitore me rezultat bindës (8-0) në ndeshjen e parë në “UEFA Development Tournament” që po zhvillohet në Kamëz nën organizimin e Federatës Shqiptare të Futbollit.

“Dardanët” e vegjël e kanë mbizotëruar plotësisht lojën dhe kanë arritur të shënojnë 8 gola në portën kundërshtare.

Në këtë ndeshje spikati Elton Krasniqi me katër gola të shënuar, derisa nga dy gola i shënuan Leart Halimi dhe Edvin Hodolli. Ndeshjen e radhës, Kosova U15 do ta luajë më 21 shtator kundër Estonisë.

 

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli ka vazhduar fushatën e tij…