Kosova U16 barazon ndaj Luksemburgut
06 shtator 2019
| 16:31
Përfaqësuesja U16 e Kosovës në futboll ka barazuar 3-3 në miqësoren e radhës kundër Luksemburgut.
Ndryshe nga ndeshja e parë e zhvilluar tri ditë më parë në të cilën Kosova fitoi 2-0, kësaj radhe loja ishte më e baraspeshuar. Për “Dardanët” e rinj golat i shënuan Adonis Morina dhe Florian Berisha, derisa golin e tretë ia dhuroi njëri nga futbollistët luksemburgas, i cili realizoi autogol.
/Epoka e re/