Kosova U16 fiton ndaj Shqipërisë

05 maj 2022 | 15:03

Kombëtarja e Kosovës U16 për femra ka fituar edhe ndaj Shqipërisë në kuadër të turneut zhvillimor të UEFA që po mbahet në Shqipëri.

Pas fitores 3-0 ndaj Kazakistanit, radhën për t’u mposhtur e kishin vashat nga Shqipëria

Koha e rregullt përfundoi me rezultat 2-2, por ishin penaltitë ato që vendosën epilogun e ndeshjes.

Përfundimi i takimit ka dhënë rezultatin 6-5 për “Dardanet”, fitore kjo që i rendit në vendin e parë me gjashtë pikë.

Takimi i radhës do të jetë ai ndaj Malit të Zi, të dielën më fillim nga ora 13:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, e ka…