Kosova U16 në përgatitjet finale për Kampionatin Evropian në Tiranë

03 korrik 2024 | 13:43

Kosova U16 në konkurrencën e meshkujve është duke u përgatitur për FIBA U16 Kampionatin Evropian, Divizioni C, i cili do të zhvillohet këtë vit në Tiranë.

Përfaqësuesja e re, e udhëhequr nga trajneri Dion Pllana, me stafin e tij po kalojnë nëpër një fazë intensive përgatitore, me qëllim që të arrijë një performancë të shkëlqyer dhe dinjitoze në kampionat.

Faza përgatitore ka filluar më 17 qershor në Prishtinë dhe është zhvilluar në mënyrën më të mirë të mundshme. Gjatë këtij procesi, basketbollistët e rinj kanë treguar përkushtim të madh dhe punë të palodhur për të përmirësuar aftësitë e tyre dhe për të përgatitur veten për kampionat.

Përveç kësaj, gjatë vitit janë mbajtur grumbullime seleksionuese që u kanë dhënë mundësinë të gjithë lojtarëve të tregojnë kapacitetin dhe talentin e tyre. Kosova U16 është vendosur në grupin B së bashku me San Marinon, Gjibraltarin dhe Armeninë. Ndeshjet në këtë grup pritet të jenë sfiduese, por “ Dardanët” janë të vendosur të tregojë cilësitë e tij dhe të luftojë për çdo pikë në fushë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Parathënia dhe Filozofia Themelore Deklarata fillon me një hyrje të…