Kosova U17 e gatshme për kualifikueset e Evropianit

16 janar 2023 | 14:25

Përfaqësuesja U17 e Kosovës në volejboll po kryen të gjitha përgatitjet e duhura para kualifikueseve të Kampionatit Evropian U17, të cilat do të zhvillohet mes datave 18-22 janar, në Ankara të Turqisë.

Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Rumaninë, Bullgarinë dhe Moldavia. Ekipi U17 i Kosovës do të niset nesër në mëngjes, e martë, drejt kryeqytetit turk ku do të vazhdojë përgatitjet para ndeshjes së parë.

Vashat e Kosovës më 18 janar përballen me Rumaninë, kurse një ditë më vonë përballen me Bullgarinë. Ndërsa më datën 20 janar përballen me Moldavinë.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leart Paqarada do të jetë pjesë e Kolnit në Bundesligë…