
Kosova U17 fiton bindshëm ndaj Malit të Zi
24 gusht 2023
| 15:03
Përfaqësuesja e Kosovës për vajza U17 në futboll ka shënuar fitore në miqësoren e dytë kundër Malit të Zi, që u zhvillua sot në Rozhajë. Dardanet e reja të udhëhequra nga Sanije Krasniqi fituan me rezultat bindës 3-0.
Elona Paci e zhbllokoi rezultatin në minutën e 37-të, derisa dy golat e tjerë i realizoi Olsa Maçastena (43’, 66’). Ndeshja e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve ishte mbyllur baras 1-1.