Kosova U17 i mëson rivalët për Kampionatin Evropian
08 dhjetor 2021
| 14:54
Të mërkurën është tërhequr shorti për Kampionatin Evropian U17 për vitin 2022/23.
Përfaqësuesja e Kosovës U17 për herë të dytë në histori do të jetë pjesëmarrëse në këtë grup, por nuk është që ka pasur shumë fat në short. “Dardanët” e rinj janë në grupin e tetë, me Italinë, Greqinë dhe Finlandën.
Kujtojmë se shkaku i rregullave të UEFA-s Kosova e kishte të ndaluar të takohej me tri shtete, si Serbia, Bosnjë dhe Hercegovina dhe Rusia. Ndryshe, Kombëtarja e Shqipërisë ndodhet në grupin e shtatë me Suedinë, Kroacinë dhe Uellsin.