Kosova U17 mposhtet nga Ukraina

20 prill 2022 | 15:45

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll ka pësuar humbje 2-0 nga Ukraina në ndeshjen e vlefshme për kualifikimet në Kampionat Evropian 2022. “Dardanët” pësuan dy herë gjatë pjesës së dytë.

Ishte fillimisht Kremchanin që shënoi për avantazhin e ukrainasve në minutën e 75-të, për ta vulosur më pas fitoren me golin e Gusiev në minutën e 90-të.

Kjo ishte njëkohësisht ndeshja e parë në grupin 6 për djemtë e Arsim Abazit. Pos Ukrainës, në grup me Kosovën gjenden edhe Polonia e Italia. Ndeshja e radhës e “dardanëve” do të jetë ajo kundër Italisë më 23 prill, ndërsa tri ditë më vonë do të masë forcat kundër Polonisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rusia e ka paralajmëruar Suedinë dhe Finlandën përmes kanaleve diplomatike…