Kosova U17 mposhti Ishujt Faroe, kualifikohet në fazën tjetër

12 tetor 2021 | 17:32

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në futboll e drejtuar nga Arsim Abazi ka arritur të kualifikohet në elitë raund për Kampionatin Evropian 2022, shkruan Sheshi.info

Në ndeshjen e zhvilluar në Austri, ‘Dardanët’ e fituan ndeshjen ndaj Ishujve Faroe me rezultat minimal 1:0, por i mjaftushëm për kalim tutje.

Golin për Kosovën e ka shënuar Arjol Bllaca në minutën e 59-të. Ndërsa shpresat e Kosovës mbetën edhe pa një futbollist në këtë takim pasi në Alpi Shahini në minutën e 87-të u ndëshkua me karton të kuq.

Kosova fazën e parë kualifikuese e mbylli me dy fitore dhe një humbje, derisa ka fituar ndaj Austrisë 1:0 dhe sot kundër Ishujve Faroe, teksa ka humbur nga Sllovenia 1:0.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi Sergio Ramos është kthyer. Qendërmbrojtësi i PSG-së më në…