Kosova U17 pëson humbje nga Islanda, rikthehet në Ligën B
Përfaqësuesja e Kosovës U17 në konkurrencën e vajzave ka pësuar humbje edhe në ndeshjen e tretë në kuadër të Grupit A2 për kualifikimet e Kampionatit Evropian “Suedia 2024”.
Të përzgjedhurat e Sanije Krasniqit, pas paraqitjes shumë të mirë kundër Portugalisë (0-1), e cila doli fituese e grupit dhe u kualifikua në Evropian, të martën, kanë pësuar humbje të thellë ndaj Islandës, me shifrat 4-0, ballafaqim ky i cili vendosi se cila prej këtyre dy ekipeve do të bie në Ligën B për edicionin e ardhshëm kualifikues. Thelma Karen Palmadottir kaloi Islandën në epërsi në minutën e 11-të.
Me shifrat 0-1 skuadrat shkuan në pushim, por në pjesën e dytë islandezet shfrytëzuan hapësirat e krijuara në mbrojtjen e Kosovës, e cila ishte në kërkim të golit të barazimit dhe si rrjedhojë shënoi edhe tre gola tjerë. Ragnheibur Porunn Jonsdottir shënoi në minutën e 59-të për 2-0, derisa më pas Hrefna Jonsdottir realizoi edhe dy gola tjerë (76’, 87’) për rezultatin përfundimtar 4-0.