Kosova U17 pëson humbje nga Italia

19 shkurt 2025 | 12:20

Përfaqësuesja e Kosovës U17 në hendboll e ka zhvilluar të mërkurën paradite ndeshjen e radhës në Kampionatin Mesdhetar në Podgoricë.

Hendbollistet “dardane” të reja janë angazhuar, por sërish paraqitja nuk ishte e mjaftueshme për fitore. Italia fitoi me rezultat 20:15. Kosova e fitoi periudhën e tretë dhe i takon pikë për këtë.

Sërish kishte lëshime në lojën e Përfaqësuesen e Kosovës, ndërsa vajzat po e kuptojnë se për sukses në nivel serioz ndërkombëtar u duhet shumë më tepër punë e përkushtim në stërvitje. Ka pasur edhe elemente të mira në lojën e Kosovës U17, por vetëm në momente.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Kantonit të Bernit, Korab Rashiti, e ka ftuar…