Kosova U17 pëson humbje nga Sllovenia

09 tetor 2021 | 13:51

Përfaqësuesja U17 e Kosovës ka pësuar humbje në ndeshjen e dytë kualifikuese për në Kampionatin Evropian ”Izraeli 2022”.

Në ndeshjen e dytë të Grupit 9, ”Dardanët” e rinj pësuan humbje nga Sllovenia U17.

Ndeshja e zhvilluar sot në Lindabrunn të Austrisë, ka përfunduar me fitoren minimale 0-1 të sllovenëve.

Golin e vetëm dhe të fitores për Slloveninë U17 e shënoi Aleks Ristic në minutën e 68-të.

Vlen të theksohet se në këtë ndeshje u ndanë edhe dy kartona të kuq. Niko Kasalo e pësoi te sllovenët në minutën e 65-të, kurse Arjanit Fazlija te Kosova në minutën e 76-të. Të dy futbollistët u përjashtuan pas kartonave të dytë të verdhë.

Ndryshe, Sllovenia U17 tani ka gjashtë pikë dhe është lidere e grupit, kurse Kosova U17 momentalisht renditet e dyta me tre pikë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Drenasit, njëherësh kandidat edhe për një…