Kosova U18 e luajti ndeshjen e parë në Evropian
09 gusht 2022
| 13:39
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (djemtë) ka nisur me ndeshje në Kampionatin Evropian të Divizionit B që të hënën filloi në Riga të Letonisë.
Kosova është përballur me kombëtaren nikoqire, ndërsa ka pësuar humbje me rezultat 37:17. Pas pjesës së parë rezultati ishte 19:6.
Ishte kjo ndeshja e parë zyrtare për këtë gjeneratë. Ndeshjen e dytë Kosova e luan të martën me Maqedoninë e Veriut.