Kosova U18, kampione e Evropës për Divizionin C
01 janar 2019
| 11:07
Përfaqësuesja e Kosovës U18 në basketboll ka shkruar historinë, duke fituar trofeun e parë.
U18-shat u shpallën kampionë të Evropës për Divizionin C. Kosova mposhti në finale Qipron me rezultat 73-64. Lojtari më i mirë (MVP) i kampionatit u shpall Rron Ukaj i Kosovës.
Kampionati Evropian U18 u mbajt në Prishtinë. Pas këtij suksesi, Kosova tani e tutje do të garojë në Divizionin B.
/Epoka e re/