Kosova U18 mbyll fazën e grupeve në Kampionatin Evropian të volejbollit në rërë

02 shtator 2022 | 15:49

Ekipet kosovare U18, femra, i ka dhënë fund një eksperience të rëndësishme në fazën e grupeve të Kampionatit Evropian të volejbollit në rërë, i cili po zhvillohet në Lutraki të Greqisë.

Ekipi i femrave, i përbërë nga dyshja, Megi Bislimi/Rrezelindë Thaqi, tregoi paraqitje solide në ndeshjen e tretë kundër çiftit grek Kateri/kontakioti, pavarësisht disfatës 2-0 në sete.

Vashat nga Kosova, të drejtuara nga trajneri Lorik Ilazi, dy takimet tjera në kuadër të Grupit B, patën punë të vështirë kundër rivalëve shumë të fortë si Ukraina dhe Rumania, nga të cilat pësuan disfata me rezultate identike (2-0).

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tremujorin e dytë (TM2) të vitit 2022 të hyrat…