Kosova U18 në finalen e Evropianit
17 gusht 2024
| 23:32
Kombëtarja e Kosovës e grupmoshave U18 është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U18 (B) për hendbollistë që po mbahet në Prishtinë.
Të shtunën mbrëma në gjysmëfinale Dardanët e rinj fituan ndaj Luksemburgut me rezultatin e thellë, 33:20.
Për herë të parë një Kombëtare e Kosovës në hendboll është kualifikuar në finale të Evropianit B.
Kosova në finale do të ndeshet me Gjeorgjinë, ndeshje kjo që luhet të dielën.