Kosova U18 në hendboll sonte përballet me Belgjikën
Pas një udhëtimi të gjatë, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll ka arritur të martën në Lokeren të Belgjikës. Prej të mërkurës deri të premten hendbollistët e rinj të Kosovës do të paraqiten në turneun ndërkombëtar “4 Nations Handball Trophy”.
Paraqitja në këtë turne vlerësohet me rëndësi shumë të madhe për zhvillimin e kësaj gjenerate, që për herë të parë do të ketë sfida serioze ndërkombëtare.
Të mërkurën prej orës 20:00, “dardanët” luajnë ndaj Belgjikës. Të enjten prej orës 18:00 është ndeshja Kosova – Luksemburgu, ndërsa ndeshja e fundit është të premten prej orës 10:00. Kosova U18 luan ndaj Polonisë.
Kjo gjeneratë ka pasur disa grumbullime të përbashkëta, ndërsa ekipi pritet të marr formë gjatë qëndrimit në Belgjikë.
Menjëherë në janar, Kosova U18 paraqitet në kualifikimet për Kampionat Evropian. Ndeshjet do t’i zhvillojë në Shkup.