Kosova U18 në Uzbekistan kërkon biletën për Botëror

04 shkurt 2024 | 21:56

Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (vajzat) prej 28 shkurtit deri më 3 mars do të jetë në Tashkent të Uzbekistanit.

Në Tashkent, vashat e Kosovës do ta kërkojnë biletën për Kampionatin Botëror që mbahet në verë. Kosova U18 do të garojë në fazën ndërkontinentale të garës IHF Trophy.

Paraqitjen në fazën ndërkontinentale, Kosova e ka siguruar me triumf në IHF Trophy për zonën evropiane. Guadalupa, Guatemala, Kosova, Kaledonia e Re, Uzbekistani dhe Nigeria kërkojnë titullin e kampionit në grupmoshën e të rejave (U18). Kosova do të udhëtoj me synim të qartë – kualifikimin historik në Botëror.

Të kujtojmë që deri më tani ishin vetëm hendbollistët e Kosovës U21 që janë paraqitur në Kampionat Botëror, në Spanjë. Në sportet tjera ekipore, Kosova ende nuk është kualifikuar për në Kampionat Botëror.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Golden Ealge Ylli shënoi fitore ndaj Proton Cable Prizrenit me…