Kosova U18 përfundon turneun në Belgjikë

22 dhjetor 2023 | 14:58

Me ndeshjen e së premtes ndaj Polonisë, Përfaqësuesja U18 e Kosovës në hendboll (meshkujt) ka përkundur turneun në Lokeren të Belgjikës.

Pjesëmarrja në turneun “4 Nations Handball Trophy” është shumë i rëndësishme për zhvillimin e kësaj gjenerate. Kjo ishte përvoja e parë ndërkombëtare e kësaj grupmoshe, ndërsa “dardanët” e rinj tanë kanë kuptuar se për të konkurruar në nivel evropian u duhet punë shumë më e madhe dhe sistematike.

Ndaj Polonisë, Kosova vetëm në momente ka shfaqur gjëra pozitive. Në fund rezultati ishte 38:19 për polakët. Kohë për të pushuar për Përfaqësuesen U18 nuk do të ketë. Që në fillim të janarit Kosova U18 luan në Shkup kualifikimet për Evropian.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubet e mëdha po reagojnë me radhë në lidhje me…