Kosova U18 përgatitje intensive për FIBA Kampionatin Evropian
10 korrik 2024
| 15:09
Përfaqësuesja U18 e Kosovës në konkurrencën e meshkujve po përgatitet me intensitet të lartë për FIBA U-18 Kampionatin Evropian, Divizioni B, i cili do të mbahet në Shkup, Maqedonia e Veriut nga 26 korrik deri më 4 gusht.
“Faza përgatitore po zhvillohet në qytetin e Mitrovicës dhe çdo aspekt i stërvitjes po shkon sipas planit të hartuar nga trajneri Brahim Veseli, i mbështetur nga ndihmësit e tij. Përfaqësuesja është duke ushtruar dy herë në ditë, me qëllim që të sigurojë një paraqitje të denjë dhe konkurruese në kampionat të rëndësishëm”, thuhet në njoftimin e FBK-së. Kosova ndodhet në Grupin B, ku do të përballet me ekipe të forta si Estonia, Zvicra, Polonia, Hungaria dhe Islanda.