Kosova U19 barazon me Maltën
21 nëntor 2023
| 16:38
Kombëtarja e Kosovë U19 ka bërë një gabim në hapa pasi nuk ka arritur më shumë sesa një barazim ndaj Maltës në kualifikimet për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj edhe pse ishin në epërsi 2:1 deri në minutën e 82-të të ndeshjes nuk ia dolën të marrin pikë të plota, pasi lejuan kundërshtarin të barazoi rezultatin dhe në këtë mënyrë ndeshja u mbyll 2:2.
Kosova pas këtij barazimi ka lëshuar pozitën e parë në tabelë duke u renditur e dyta më pesë pikë ndërsa e para është Ukraina me gjashtë pikë.