
Kosova U19 barazon me Sllovakinë
15 nëntor 2023
| 16:40
Përfaqësuesja e Kosovës U19 ka barazuar në shtëpi me Sllovakinë U19 në kuadër të xhiros se parë të kualifikimeve për Euro 2024.
Madje kosovarët kishin qenë në disavantazh 0:1, pas golit të Tadesca Hajovskyt në minutën e 22-të.
Mirëpo goli i Eliot Bujupit në minutën e 48-të nga pika e bardhë vuri rezultatin përfundimtar të ndeshjes.
Me këtë barazim Kosova ndodhet në vendin e dytë të grupit 7 me një pikë, aq sa ka Sllovakia në të dytin.