Kosova U19 barazon në miqësoren e parë me Bullgarinë

03 korrik 2023 | 10:39

Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian që prej të shtunës zhvillohet në Prishtinë, Kombëtarja U19 e Kosovës në hendboll të dielën luajti ndeshje miqësore me Bullgarinë U19.

Vajzat kosovare kishin paraqitje të mirë, ndërsa rezultati në fund ishte 23:23. Pas pjesës së parë bullgaret ishin një gol para, 14:13. Më shumë se rezultati në këtë ndeshje kishte rëndësi testimi i formës së lojtareve dhe aplikimi i sistemeve të ndryshme të lojës në prag të Evropianit.

Ka pasur gjëra pozitive në lojën e Kosovës, por edhe gjëra që duhet të përmirësohen në ditët në vazhdim.

Me Bullgarinë është edhe një miqësore të hënën paradite. Ndeshja u zhvillua në Slivnitsa, në afërsi të Sofjes në Bullgari.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ukraina tha të hënën se forcat e saj e kishin…