![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/03/1172AAF5-7FD0-4DF0-B2AB-B8299DA371E6.jpeg)
Kosova U19 e mposht thellë Sllovakinë, lojtarët dhe stafi fitoren ia dedikojnë Agim Ademit
23 mars 2023
| 20:16
Kosova U19 ka shënuar fitore ndaj Sllovakisë U19 me rezultat 7-1 në fazën kualifikuese ‘Main Raund’ që po mbahet në Porto të Portugalisë.
Ndeshja e vlefshme e Grupit 3, nuk nisi mirë për Kosovës që e mbylli pjesën e parë në disavantazh me rezultat 1-0.
Por të besuarit e Suad Keqit u kthyen në pjesën e dytë duke shënuar shtatë herë.
Blend Krasniqi shënoi tre gola, ndërsa nga një shtuan Jetnor Kabashi, Ideal Abdullahu, Elton Demaj dhe një autogol i Horvath.
Djelmoshat dhe stafi që janë në Portugali këtë fitore ia dedikojnë kryetarit të FFK-së, Agim Ademi, shkruan FFK-Futsall.
Një nisje e mirë e këtyre kualifikueseve, ku Kosova do të ketë punë edhe me Portugalinë dhe Bjellorusinë.