Kosova U19 e mposhti Sllovakinë U19
27 mars 2018
| 19:52
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll e ka fituar ndeshjen ndaj Sllovakisë U19, me rezultat 2-1. Kjo ndeshje i takon kualifikimeve për “Euro 2019”.
Golat për skuadrën përfaqësuese të Kosovës i shënuan Kryeziu në pjesës së parë dhe Salihu në pjesën e dytë, kurse golin e vetëm për sllovakët e shënoi në fund të ndeshjes Brenkus. Kosova e mbyll këtë fazë kualifikuese, pasi në dy ndeshjet e para kishin pësuar humbje nga Portugalia (5-0) dhe Irlanda (3-0).
Redaksia online
(e.r. / epokaere.com)