Kosova U19 e vajzave do t’i zhvillojë dy miqësore me Malin e Zi

14 gusht 2023 | 14:30

Përfaqësuesja e Kosovës U19 e vajzave në futboll është nisur për në Rozhajë, ku do t’i zhvillojë dy ndeshje miqësore me Kombëtaren e Malit të Zi të së njëjtës grupmoshë.

Pjesë e ekspeditës është edhe përzgjedhësja e Përfaqësues A, Anneli Andersen, e cila përveç se do të ndihmojë me këshillat e saj, do të shohë nga afër potencialin e lojtareve të reja, të cilat në të ardhmen do ta bartin barrën në Përfaqësuesen A.

Ndeshja e parë do të zhvillohet nesër (më 15 gusht) në orën 17:30, derisa ndeshja e dytë të enjten (më 17 gusht), në orën 10:00. Paraprakisht “dardanet” U19 nën drejtimin e Albina Rrahmanit ka mbajtur përgatitje triditore në Kampin Nacional në Hajvali.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk e ka fshehur zhgënjimin…