Kosova U19 mbyll kualifikimet pa asnjë pikë
12 tetor 2021
| 19:36
Kosova U19 ka pasur një aventurë për t’u harruar në fazën e parë kualifikuese për Kampionatin Evropian.
Dardanët e rinj e mbyllën sot këtë fazë me humbje bindëse 0:3 nga Uellsi.
Kështu, Kosova U19 e mbyll këtë aventurë në vendin e fundit në grupin e 10-të, pas Gjeorgjisë, Norvegjisë dhe Uellsit.
Përveç kësaj, ata nuk arritën të merrnin ndonjë pikë, e as të paktën të realizonin gol në tri ndeshjet sa i zhvilluan, duke i pranuar shtatë.