Kosova U19 mëson kundërshtarët e Evropianit
28 janar 2025
| 13:06
Të martën në Vjenë është tërhequr shorti edhe për Kampionatet Evropiane të grupmoshës U19 (vajzat).
Kosova U19 garon në Evropianin B që mbahet në Gjeorgji prej 12 deri më 20 korrik.
Shorti ka përcaktuar që vajzat tona të garojnë në Grupin B, së bashku me Italinë, Izraelin, Britaninë e Madhe dhe Belgjikën.
Në Grupin A janë Sllovakia, Gjeorgjia, Luksemburg, Bullgaria dhe Ukraina.
Kosova U19 do ta kërkojë suksesin në Gjeorgji. Bëhet fjalë për gjeneratën që vjet u paraqit në Kampionatin Botëror.