
Kosova U19 mëson kundërshtarët për kualifikimet e ‘Euro 2023’
03 nëntor 2022
| 17:10
Sot, në Nion, është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2023 për U19.
Kosova do të marrë pjesë në rrethin paraeliminator, teksa është përfshirë në Grupin C, ku janë edhe Gjermania dhe Maqedonia e Veriut.
Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen prej 17 deri më 22 janar të vitit të ardhshëm në Shkup. Fituesi i këtij grupi më pas do të kualifikohet në “Main Round”, ku do të përfshihet në Grupin 3, ku bëjnë pjesë edhe Portugalia, Sllovakia dhe Bjellorusia.