Kosova U19 pëson nga Sllovenia, përfundon ëndrra Evropiane
26 mars 2024
| 14:14
Përfaqësuesja e Kosovës U19 në futboll ka pësuar humbje në udhëtim te Sllovenia U19 (2-0), në kuadër të “Elite Round” për kualifikim në Kampionatin Evropian 2024.
Pas kësaj humbje, Kosova mbetet jashtë Kampionatit Evropian që do të mbahet gjatë kësaj vere. Çuber Potoçnik dhe Florian realizuan për rezultatin final 2-0. Kështu, pas tri ndeshjeve të luajtura, Kosova e mbyll grupin me një fitore e dy humbje.
Fitoren e mori ndaj Austrisë 1-0, pësoi 2-1 nga Spanja dhe kjo humbja nga Sllovenia. Në grupin 1, kryeson Spanja me shtatë pikë, e dyta është Sllovenia me katër dhe nga tre pikë kanë Kosova e Austria, në pozitat tre e katër.