Kosova U20 përfundon garat në turneun në Rumani
21 qershor 2024
| 11:16
osova U20 në konkurrencën e meshkujve ka marrë pjesë në turneun “Balkanic International Tournament” në Cluj të Rumanisë.
Dardanët e rinj në këtë turne kanë zhvilluar katër ndeshje, që ju ndihmon para garave ndërkombëtare.
Të gjitha ndeshjet e Kosovës kanë qenë të rezultate të ngushta, derisa përzgjedhësi i Kosovës për U20, Dritëro Sefaja ka parë formën e lojtarëve dhe paraqitjet e tyre para ndeshjeve ndërkombëtare.
Kosova U20 ka filluar përgatitjet më 10 qershor dhe do t’i vazhdojë në Prishtinë para FIBA U20 Eurobasket, Divizioni B, që zhvillohet në Rumani më 12-21 korrik.
Ndërkohë, Kosova U20 te meshkujt garojnë në Divizionin B, do të jetë në Grupin C, së bashku me Suedinë, Hungarinë, Armeninë, Ukrainën dhe Moldavinë.