Kosova U21 barazon me Gjermaninë U21
22 mars 2024
| 20:28
Kombëtarja U21 e Kosovës ka fituar një pikë nga përballja me Gjermaninë U21, e vlefshme për kualifikueset e “Euro 2025”.
Përballja e luajtur sonte në Chemnitz përfundoi baras dhe pa gola.
Kosova U21 është pjesë e Grupit D në kualifikimet për Euro 2025.
Aktualisht djelmoshat e drejtuar nga Afrim Tovërlani kanë grumbulluar 9 pikë, teksa kanë edhe tri ndeshje të tjera për t’i zhvilluar.
Dardanët janë të katërtit në këtë grup, që për lider ka polakët me 15 pikë.