Kosova U21 e fiton edhe miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut

17 nëntor 2024 | 14:37

Kombëtarja e Kosovës në grupmoshën U21 ka shënuar fitore edhe në miqësoren e dytë ndaj Maqedonisë së Veriut.

Sot në Maqedoninë e Veriut, dardanët e rinj shënuan fitore minimale 0:1.

Tri ditë më herët, të zgjedhurit e Afrim Tovërlanit shënuan fitore 1:3 po ndaj Maqedonisë së Veriut.

Me fitoren e sotme, Kosova U21 e mbyll një muaj të suksesshëm, teksa përgatiten për sfidat e reja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci, është lëshuar me gjuhë të…