Kosova U21 fillon përgatitjet për ndeshjen kundër Shqipërisë

08 nëntor 2021 | 20:00

Përfaqësuesja e Kosovës U21 i ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e radhës kualifikuese për Kampionatin Evropian 2023, që e zhvillon më 16 nëntor kundër Shqipërisë U21.

Në stërvitjen e sotme përzgjedhësi Michael Nees nuk e kishte ekipin e kompletuar, ngase lojtarët që kishin ndeshje gjatë ditës së diel kishin rigjenerim në hotel, derisa disa prej futbollistëve do të udhëtojnë për në Kosovë gjatë mbrëmjes.

Ndërkohë, në dyshim për t’iu bashkuar ekipit në këtë grumbullim është Valon Zumberi, i cili ka pësuar një lëndim gjatë fundjavës dhe është duke i kryer ekzaminimet mjekësore në klubin e tij. U21-asht deri tash ka zhvilluar katër ndeshje, prej të cilave ka pësuar tri humbje dhe ka realizuar një fitore.

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka nderuar ish-presidentin e Komitetit Olimpik…