Kosova U21 fiton miqësoren ndaj Maqedonisë së Veriut

14 nëntor 2024 | 16:24

Kombëtarja U21 e Kosovës ka fituar ndeshjen e parë miqësore ndaj Maqedonisë së Veriut.

Në duelin e luajtur të premten në Shkup, Kosova U21 triumfoi me rezultatin 3:1 përkundër që ishte në disavantazh. Vendasit kaluan herët në epërsi, përpara se “Dardanët” e rinj të kundërpërgjigjen me tri gola, një në pjesën e parë dhe dy të tjerë në të dytën.

Miqësoren e dytë, Kosova U21 kundër Maqedonisë së Veriut, e luan të dielën prej orës 12:00, po ashtu në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arlinda Shala shpall të pavlefshme dëftesat si dhe diplomën e…