Kosova U21 kërkon fitore ndaj Irlandës
07 shtator 2018
| 11:56
Krahas Përfaqësueses A të Kosovës dhe Kombëtares së Shqipërisë, sonte (e premte) luan edhe Përfaqësuesja e Kosovës U21.
Të rinjtë e Kosovës kundërshtar e kanë Irlandën, kurse ndeshja zhvillohet në stadiumin Olimpik “Adem Jashari” në Mitrovicë nga ora 19:00.
Lidhur me këtë ndeshje, Ardian Ismajli ka deklaruar: “Prej se kanë filluar eliminatoret e këtij Evropiani atmosfera në ekip ka qenë jashtëzakonisht e mirë dhe kemi pasur një harmoni të madhe. Ky është edhe çelësi i suksesit tonë deri më tash. Vijmë në këtë takim pas rezultateve të mira në ndeshjet e fundit kundër Azerbajxhanit dhe Gjermanisë, prandaj besoj se edhe kundër Irlandës do të marrim rezultat pozitiv”.
/Epoka e re/