Kosova U21 kualifikohet në finale
13 prill 2019
| 21:06
Hendbollistët e Kosovës kanë qenë superior ndaj Paraguajit U21 në gjysmëfinale të IHF Trophy.
Kosovarët prenë biletën për në finale me fitore bindëse në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë, duke fituar me rezultat prej 36-27.
“Jemi në finale të IHF Trophy Intercontinental. Kosova U21 ka mposhtur Paraguajin në gjysmëfinale me rezultat bindës, 36:27 dhe ka siguruar paraqitjen në finalen e madhe”, shkruan Federata e Hendbollit të Kosovës në një postim në “Facebook”.
Të dielën (18:00) Kosova U21 luan në finale me Taipein Kinez, që e ka mposhtur në ndeshjen e parë.
“Me fitore në finale shkojmë në botërorin e juniorëve. Spanjë, Kosova po vjen…”, shkruan FHK-ja.