Kosova U21 mëson kundërshtaret për kualifikimet e ‘Euro 2025’
02 shkurt 2023
| 11:11
Përfaqësuesja e Kosovës për grupmoshat U-21, ka mësuar sot kundërshtarët për kualifikimet në Kampionatin Evropian, “Euro 2025”, që do të mbahet në Sllovaki.
52 ekipe pjesëmarrëse janë ndarë në nëntë grupe. Kosova është renditur në Grupin D së bashku me Gjermaninë, Poloninë, Izraelin, Bulgarinë dhe Estoninë. Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen gjatë mesit të muajit mars të këtij viti dhe gjatë muajit tetor të vitit të ardhshëm.
15 ekipe do të kualifikohen tutje nga faza e grupeve, së bashku me Sllovakinë që kualifikohet direkt si mikpritëse e Kampionatit Evropian.
Finalja e Kampionatit Evropian do të mbahet në Sllovaki gjatë verës së vitit 2025.