Kosova U21 nesër zhvillon miqësore ndaj Dritës

01 shtator 2021 | 16:06

Përfaqësuesja e Kosovës U21 nesër (e enjte) do të zhvillojë ndeshje miqësore ndaj Dritës. Këtë e ka konfirmuar vet klubi i Dritës, përmes një postimi në faqen zyrtare. Ndeshja do të filloj nga ora 16:00 në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas.

“FC Drita do të zhvillojë ndeshje miqësore me Përfaqësuesen e Kosovës U21. Ky takim i paraprinë ndeshjes zyrtare që Kosova U21 do ta zhvillojë kundër Anglisë, që zhvillohet në stadiumin ‘Milton Keynes’ në Bletchley më 7 shtator, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2023”, thuhet në njoftimin e skuadrës gjilanase.

Pjesë e Përfaqësueses së Kosovës U21 është edhe futbollisti i Dritës, Ardit Tahiri.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT), Hekuran Murati, ka…