Kosova U21 ngritët në renditjen e UEFA-s
06 qershor 2024
| 17:00
Përfaqësuesja U21 e Kosovës në futboll ka bërë një përparim të rëndësishëm në renditjen e UEFA-së.
Tani “Dardanët” e udhëhequr nga Afrim Tovërlani janë ngjitur në vendin e 33-të në ranglistën e UEFA-së. Kjo ngritje e konsiderueshme vjen si rezultat i paraqitjeve të mira gjatë ciklit aktual të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.
Ky përparim në renditjen e UEFA-së do të thotë që Kosova do të kalojë nga vazoja e pestë në vazon e katërt në shortin për kualifikimet e ardhshme evropiane.
Ky është një hap i rëndësishëm për U21-shat e Kosovës, e cila tani do të ketë mundësi më të mira për kualifikimet e ardhshme.