Kosova U21 përballet me Turqinë, synohet rezultat pozitiv

17 nëntor 2020 | 08:13

Përfaqësuesja U21 në futboll e ka zhvilluar të hënën stërvitjen e fundit para ndeshjes kundër Turqisë U21, e cila zhvillohet sot (e martë) në Samsun, në orën 17:00.

Pas humbjes nga Shqipëria, të përzgjedhurit e Rafet Prekazit synojnë që ta mbyllin këtë fushatë kualifikuese me rezultat pozitiv.

Në stërvitjen e fundit “dardanët” e rinj punuan me përkushtim, derisa ekziston dëshirë e madhe për të bërë lojë më të mirë se sa në ndeshjen e kaluar. Në ndeshjen e parë ndërmjet këtyre dy ekipeve që ishte zhvilluar në qershor të vitit të kaluar në Prishtinë, Kosova kishte fituar 3-1.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vëllimi i parë i kujtimeve të shumëpritura të ish-presidentit amerikan…