Kosova U21 pëson humbje nga Gjermania

12 shtator 2023 | 22:39

Përfaqësuesja e Kosovës U21 ka zhvilluar sot ndeshjen e tretë në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”.

“Dardanët” nuk arritën t’i rezistojnë favoritit të Grupit D, Gjermanisë, aty ku marrin pjesë edhe Polonia, Bullgaria, Estonia e Izraeli.

Në stadiumin “Fadil Vokrri” Kosova bëri paraqitje të mirë, por ishte e pafat.

Përzgjedhësi Afrim Tovërlani me shumë kujdes kishte ndërtuar formacionin me të cilin do ta luftonte Gjermaninë në fushë. Në portë ai vendosi Leo Besson, mbrojtjen ia besoi Florian Haxhës në krahun e majtë dhe të djathtin Gërxhaliut, derisa në qendër vendosi Valon Zumberin bashkë me Andi Hotin.

Mesfusha i takoi Adem Podrimajt, Milot Avdylit dhe Veton Tushës, derisa në krye të sulmit përzgjedhësi i Kosovës U21, vendosi Ardit Tahirin i cili krah të majtë kishte Besfort Zenelin, ndërsa në të djathtë në pozitën e sulmuesit ishte Arian Llugiqi.

Me këtë përbërje, Kosova përmbylli pjesën e parë 0:0.

Në pjesën e dytë Gjermania me çdo kusht e kërkonte golin derisa në minutën 74, Youssoufa Moukoko e shënoi të parin. 4 minuta më vonë, mysafirët thelluan epërsinë dhe i njëjti futbollist shënoi golin e dytë. Gjermanët dominuan në vazhdimësi, derisa një minutë parasë ndeshja të përfundoi, Colin Kleine Bekel shënoi për 3 me 0, çka ishte edhe rezultati përfundimtar.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pjesa e parë e ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës ka…