Kosova U21 pëson humbje nga Turqia U21

17 nëntor 2020 | 19:16

Përfaqësuesja U-21 e Kosovës në futboll ka pësuar 3:0 sonte nga Turqia në ndeshjen e zhvilluar në Samsun.

Ndeshja i takoi eliminatoreve për Evropianin U-21 të vitit të ardhshëm.

Halil Devrisoglu (21’), Guven Yalcin (32’ penallti) dhe Berat Ozdemir (64’) realizuan golat për Turqinë.

Kosova mbeti me një lojtar më pak që nga minuta e 31-të pasi u përjashtua me dy kartonë të verdhë Leonat Vitija.

Kosova ka përfunduar në pozitën e pestë në Grupin 3 të eliminatoreve me nëntë pikë. E ka lënë prapa vetëm Andorrën.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, është infektuar me COVID-19. Ajo,…