Kosova U21 pëson humbje të thellë nga Anglia U21

10 qershor 2022 | 22:04

Kombëtarja U21 e Kosovës ka pësuar humbje nga Anglia U21 në ndeshjen e vlefshme për kualifikime në Kampionatin Evropian 2023.

Ndeshja e zhvilluar sonte në “Fadil Vokrri” ka përfunduar me rezultatin 0:5.

Keane Lewis-Potter (2’), Anthony Gordon (13’), Cameron Archer (52’, 72’) dhe Ilir Krasniqi (autogol – 85’) shënuan në fitoren e “Tre Luanëve”.

Anglia U21 me 25 pikë është e para në Grupin G. Kombëtarja angleze veç e kishte siguruar edhe më herë kualifikimin për në Evropianin e vitit të ardhshëm.

Kurse, Kosova U21 renditet e katërta me 11 pikë. Kjo ndeshje edhe për “Dardanët” ishte e parafundit në kuadër të këtyre kualifikimeve.

Kosova U21 ndeshjen e radhës dhe të fundit në grup do ta zhvillojë më 13 qershor në udhëtim te Shqipëria U21.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Me ftesë të Sekretarit Amerikan të Shtetit Antony Blinken, zëvendëskryeministrja…