Kosova U21 shkruan historinë, kualifikohet në Kampionatin Botëror
14 prill 2019
| 19:28
Përfaqësuesja e Kosovës U21 në hendboll e ka shkruar historinë e re në sportin e Kosovës duke u bërë ekipi i parë kolektiv që kualifikohet në Kampionat Botëror.
Në finale e IHF Intercontinental, djelmoshat e drejtuar nga Fatmir Muhaxheri e kanë mposhtur Taipeit Kinez me rezultat 30:26. Kampionati Botëror 2019 do të mbahet gjatë muajit korrik në Spanjë.
/Epoka e re/