Kosova U21 sonte përballet me Anglinë U21 në ‘Fadil Vokrri’, hyrja në stadium është falas

10 qershor 2022 | 12:35

Përfaqësuesja e Kosovës U21 do ta zhvilloj ndeshjen e dytë në muajin qershor në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

“Dardanët” e rinj do të jenë nikoqir të Kombëtares së Anglisë në ndeshjen e nëntë të Grupit G.

Kosova në këtë takim vije pas fitores së madhe në udhëtim te Andorra me rezultat 0-3.

Aktualisht të besuarit e Albert Bunjakit mbajnë vendin e katërt në tabelë me 11 pikë, derisa Anglia është e para me 22 pikë duke marrë shtatë fitore e një barazim.

Kjo përballje mes Kosovës dhe Anglisë zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në kryeqytet me fillim nga ora 20:00. Kujtojmë që Federata e Futbollit të Kosovës e ka lënë hyrjen falas për tifozët që duan ta shohin nga afër këtë ndeshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
25 dhjetori ishte një festë publike që festohej në çdo…