Kosova U21 sot luan me Moldavinë në ndeshje miqësore

25 mars 2025 | 11:01

Kombëtarja e Kosovës U21 sot do të zhvillojë ndeshjen e fundit në grumbullimin e muajit mars.

Dardanët e rinj janë grumbulluar në Antalya të Turqisë, ku tanimë kanë zhvilluar ndeshjen e parë me Turqinë U21 dhe janë mundur 2-1.

Ndërkohë sot në Belek, Dardanët do të përballen me Moldavinë U21 me fillim nga ora 14:00 me kohën tonë lokale. Përzgjedhësi Afrim Tovërlani është duke krijuar një kombëtare për ndeshjet kualifikuese.

Sfida mes Kosovës dhe Moldavisë është miqësore dhe zhvillohet në Belek me fillim nga ora 14:00.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Agron Hoti Ka pasur dhe vazhdon të ketë një…