Kosova U22 e nis me fitore Kampionatin Ballkanik në beach volley
09 gusht 2024
| 14:11
Dyshja kosovare e beach volley, Erind Qalaj dhe Donat Gërguri, të drejtuar nga trajneri Fatlum Hajrizi, e kanë shënuar fitoren e parë në Kampionatin Ballkanik U22. BVA Kampionati Ballkanik U22 po mbahet në Novo Selo të Maqedonisë së Veriut dhe Kosova paraqitet me dy ekipe, atë të djemve Qalaj/Gërguri dhe të vajzave Avdullahu/Jashari.
Kosova fitoi 2:0 ndaj Rumanisë 2, me rezultat në sete 21:14 dhe 21:19. Te djemtë, Kosova garon në Grupin A, së bashku me Maqedoninë e Veriut 1, Rumaninë 2 dhe Greqinë. Te vajzat, Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Rumaninë 2 dhe Turqinë. Sot vajzat, nga ora 17:45, luajnë ndaj Turqisë, në ndeshjen e parë të kampionatit.