‘Kosova udhëhiqet sot nga mosbesuesit e saj, ka mbetur peng i arrogancës së LV-së’

29 prill 2022 | 15:54

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) të premten ka nisur Konventën e saj programore me moton: “Lidhja për të ardhmen”.

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është shprehur se qëllimi i kësaj konvente është hartimi i programit ideologjik dhe qeverisës të kësaj partie.

Para anëtarëve të LDK-së, Abdixhiku  ka kritikuar qeverisjen aktuale për mungesë guximi, derisa ka thënë se shteti i Kosovës është peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit.

Ndërsa për partinë që udhëheqë, Abdixhiku ka folur fjalë të mira edhe për veprimtarinë në katër dekada të ekzistencës së saj.

“Kjo konventë programore është thirrur me qëllim të hartimit të programit tonë ideologjik e qeverisës si element bazik i politikbërjes sonë dhe si platformë e komunikimit me qytetarë, profesionistë dhe grupet e interesit dhe së këndejmi dhënies së orientimeve e përgjigjeve ideologjike që LDK-ja duhet t’i bëjë kohës. Në ditën e parë të punës do të diskutojmë mbi gjashtë shtylla programore tona. Do të flasim për të ardhmen e të djathtës së Kosovës, për politikën e jashtme në sferën e re gjeopolitike, për mërgatën tonë bashkëpunimin rajonal, do të flasim për zhvillimin ekonomik, arsimin e shëndetësinë, për shtetin, sigurinë, mirëqenien avancimin shoqëror siç do të flasim edhe për qeverisjes lokale ku LDK sot ka pushtet kryesor në Kosovë”, ka thënë Abdixhiku.

Më tutje, Abdixhiku është shprehur se kauzat e kësaj partie ishin për një shtet të lirë dhe sovran të integruar në BE e NATO dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në.

Prandaj, sipas tij e shkuara e tyre ishte e lavdishme, kurse e ardhmja e tyre është e domosdoshme.

“Kauzat tona ishin kauza të shtetit të lirë të pavarur dhe sovran të integruar në Bashkim Evropian dhe NATO, dhe me miqësi të përhershme me ShBA-në. Në shërbim të kësaj kauze, LDK-ja u vendos përball frymës popullsite, përdoruese dhe keqpërdoruese që Kosovën e shndërruan jorrallëherë në betejë të papërgjegjësisë politike çmimet e të cilës i paguajmë edhe sot. E shkuara jonë pra është e lavdishme, e ardhmja jonë është e domosdoshme, yjet politikë siç i kanë dhënë LDK-së përgjegjësinë për organizimin për liri për pavarësi, demokraci e shtetndërtim do t’i japim edhe përgjegjësinë për ankorimin e Kosovës në familjen evropiane e euroatlantike. Prandaj, ky moment i yni është një ‘tik’, prandaj këtë moment të Kosovës duhet ta kuptojmë drejt dhe mbi të të ndërtojmë lidhjen për të ardhmen me qytetarët tanë. LDK-ja duhet të jetë vendimtare dhe prijëse e proceseve integruese në dekadën e katërt të veprimit të saj”, ka thënë ai.

Abdixhku në hapjen e kësaj konvente programore ka hedhur kritika të ashpra karshi qeverisjes aktuale.

Sipas tij Kosova udhëhiqet nga mosbesues të saj dhe është e peng i popullizmit dhe arrogancës së pushtetit.

“Republika e Kosovës udhëhiqet sot nga mosbesues të saj. Ajo është peng i popullizmit, arrogancës së pushtetit dhe i kompetencës qeverisëse. Jeta e qytetarëve tanë nuk ka qenë asnjëherë më e pasigurt siç është e pasigurt edhe e ardhmja integruese evropiane e Kosovës. Mungesa e guximit vendimmarrës dhe mbi të gjitha mungesa e lidershipit në Kosovë për t’i prirë proceseve të mëdha transformuese e kanë vendosur Republikën tonë në anën e diskordancës jo rrallëherë me Perëndimin. Kjo përballje po i jep Serbisë secilën ditë hapësirën e saj të avancojë në agjendat e veta e po i minon përpjekjet dhe perspektivën euroatlantike të ndërtuara në dekada. Kjo qeveri popullsite as nuk ka vizion e as nuk ka ide sesi do ta përmbyllë procesin e dialogut në krahë me aleatët tanë ndërkombëtar. Ajo nuk po tregon vullnet që të udhëtojë së bashku me partnerët tanë në njërën anë e të mbrojë integritetin, sovranin dhe rendin kushtetueses të Kosovës në anën tjetër”, ka thënë ai, duke shtuar se qeveria popullsite ka zgjedhur më të lehtën dhe më të dëmshmen – braktisjen e dialogut dhe interesave të Kosovës.

“Qeveria popullsite ka zgjedhur më të lehtën por njëkohësisht më të dëmshmen, braktisjen e dialogut dhe me këtë braktisjen e interesave të Kosovës sepse sot që ta kemi të qartë nuk ka gjë më të dëmshme sesa ‘status quo’ integruese e Kosovës, mbetja jonë në vend në kohë të tërmeteve politike e pozitive në kontinent është regres. Ne duhet të shfrytëzojmë momentin e ri historik të unifikimit perëndimor për të mbyllur çështjet tona integruese dhe dialogun për njohje të ndërsjellë si mjet i realizimit të këtij integrimi ta përfundojmë. Duhet guxim për ta bërë një gjë të tillë duhet vendimmarrje, e për ta bërë një gjë të tillë duhet besim i fortë në aleatët tanë ShBA-ja dhe Evropa, të tillë besim, të tillë guxim LDK-ja ka pasur gjithmonë”, ka thënë ai.

I pari i LDK-së ka thënë se qeverisjes aktuale të Kosovës do t’i përgjigjen jo duke i imituar ata, sepse kjo parti nuk është s’i partia në pushtet.

“Në politikën e brendshme populliste ka qenë edhe më fatale, përballueshmëria e qytetarëve ka pësuar goditje të njëpasnjëshme gjatë vitit të fundit nga menaxhimi pandemik tek kriza energjetike e deri tek inflacioni rekord i çmimeve. Pushteti ka vendosur të ndërtoj një Kosovë paralele nëpërmjet propagandës dhe është obligim i yni të dashur anëtar të LDK-së ta thyejmë këtë propagandë jo duke u bërë si ta, jo duke i imituar ata. Ata që presin politikëbërjen tonë si të tyren nuk kanë kuptuar asgjë në 32 vjet politikbërje ekzistence të LDK-së dhe nuk mund të kuptojnë asgjë në të ardhmen. Nuk jemi si ta nuk duhet të jemi si ta dhe nuk do të bëhemi si ta”, ka thënë ai, duke shtuar se LDK-ja, dialogun me Serbinë e sheh të drejtuar drejtë njohjes së ndërsjellë.

Para të pranishmëve, Abdixhiku ka thënë se do të angazhohen për politika ekonomike të qendrës së djathë me synim të rritjes së kapitalit privat në ndërmarrje publike e qendrore, aparat të reduktuar shtetëror në ekonomi dhe rol të shtuar të shtetit në rregullator monopolesh e shtim të konkurrueshmërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Antonio Rudiger do t’i bashkohet Realit të Madridit këtë verë.…