Kosova vazhdon përgatitjet për ndeshjen ndaj Turqisë dhe Holandës

21 tetor 2020 | 17:45

Përfaqësuesja e Kosovës në konkurrencën e fermave në futboll  po përgatitet për dy ndeshjet e radhës kualifikuese për Evropianin 2021 kundër Turqisë dhe Holandës. Pas fitores kundër Estonisë në muajin e kaluar, atmosfera në ekip është mjaft e mirë, derisa optimizmi për të nxjerrë rezultat pozitiv edhe në duelin me kombëtaren turke është i madh.

Stërvitjen e “dardaneve” nga afër e ndoqi edhe sekretari i përgjithshëm i FFK-së, Eroll Salihu. “Dardanet” do të udhëtojnë sot (e enjten) në Antalia, ku të premten do të ballafaqohen me Turqinë në Manavgat, derisa më pas më 27 tetor do të luajnë në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Kombëtares së Holandës, e cila është një prej ekipeve më cilësore në futbollin e vajzave.

“Edhe ndeshja e parë kundër Turqisë nuk ka qenë e lehtë, por gjithmonë duke pasur besim në grupin e lojtareve dhe duke pasur parasysh se kemi edhe dy stërvitje të tjera para ndeshjes, shpresoj se do të përgatitemi mirë dhe do të kemi një paraqitje të mirë. Para vetes i kemi dy ndeshje të vështira, por fillimisht do të përqendrohemi te dueli me Turqinë, ku shpresojmë për rezultat pozitiv, kurse më pas do të mendojmë për sfidën e vështirë me holandezet. E dimë nivelin e tyre, por nuk do ta nënvlerësojmë veten as para tyre dhe do të përpiqemi t’u rezistojmë sa më shumë që të jetë e mundur. Por, fillimisht duhet të japim më të mirën tonë në Turqi, ngase fitorja atje do të na jepte motiv shtesë për duelin me holandezet”, ka thënë futbollistja Edona Kryeziu.

(Epoka e re) 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari i ri Sahit Vata ka sjell coverin e ri…